Nissan ka përgatitur modelin sportiv Z GT500 për serinë japoneze Super GT, që e zëvendëson GT-R dhe është në “luftë” me Toyota Supra dhe Honda NSX.

Megjithatë, Nissan tani ka “armën” e re, e bëhet fjalë për Z GT500 që është unik dhe ka modifikime të shumta.

Natyrisht, kjo veturë nuk dallon në thelb nga versioni serik i këtij modeli, e atë e vë në lëvizje motori me 2,0 litra me katër cilindra turbo-benzinë që prodhon rreth 650 kuaj-fuqi.

Fuqia motorike bartet në rrotat e pasme me ndihmën e ndërruesit me gjashtë shpejtësi.