Adi Qose do të jetë drejtori i ri i Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Elbasan duke zëvëndësuar në këtë detyrë Artur Gunin. 30 vjecari , i cili së fundmi ka mbajtur postin e nënkryetarit të bashkisë do të jetë njeriu që do të realizojë ëndrrën e pistës së garave automotobilistike në Elbasan.

Auto Moto Parku në Elbasan, së shpejti do të jetë realitet duke shënuar kështu një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit në Shqipëri.

I riu Qose do të bëjë realitet një ëndërr të shumëpritur , duke i dhënë jetë Cirkuitit të parë shqiptar me pistë ~5.3 km me një sipërfaqe prej 500,000+ m2 përbri lumit Shkumbin, në zonën e Krastës së Elbasanit, sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK.

Pista do të përmbajë, muze , RETRO, drag-strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, autodrom dhe kartodrom i parë i homologuar, akademi motosporti dhe akademia e edukimit mbi sigurinë rrugore, poligone profesionale testimi, pistë off-road, helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta.

Projekti në fjalë do të financohet nga fondet e DPSHTRR-MIE në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Qeverisë. Ky projekt kaq ambicioz pritet që me impulset e 30-të vjecarit Adi Qose të ndikojë jo pak edhe në jetën sportive dhe ekonomike të qytetit të Elbasanit .

Ja disa foto:

 

Por kush është Adi Qose?

 

Ai Ka lindur në Elbasan në 10 Qershor të vitit 1992. Shkollën e mesme e ka ndjekur në gjimnazin elitar Dhaskal Todri, ku daton dhe përfshirja e tij në Rininë Socialiste të FRESSH. Më tej z. Qose ka ndjekur Universitetin e Elbasanit në Bachelor për Administrim Biznes. Studimet i Masterit i ka vijuar në Universitetin e Tiranës sërish në fushën e Manaxhimit.Në vitin 2015, Adi Qose kthehet në Elbasan dhe kryen eksperiencen e parë të punës si ekonomist pranë Ndërmarrjes së Trajtimit Studenti.

Pas dy vitesh, z. Qose merr një detyrë të rëndësishme në Minsitrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Tiranë. Në Gusht të vitit 2019 kthehet në Elbasan të kontribojë për qytetin e tij si shef kabineti i kryetarit të ri të Bashkisë Elbasan Gledian Llatja. Adi Qose ka një karrierë të pasur politike kurorëzuar me postin e sekretarit të përgjithshëm FRESSH Shqipëri. Nga tetori i 2020-tes ka mbajtur postin e nënkryetarit te Bashkise Elbasan.