Skuadra e Ligue 1 Stade de Reims njoftoi të hënën nënshkrimin e mesfushorit suedez Jens Cajuste (1999) nga sKuadra daneze FC Midtjylland.

Marrëveshja ka kushtuar 10 milionë euro, shifër që e bën Cajuste transferimin rekord të klubit.

Cajuste ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2026 me Reims, i cili aktualisht është ende i përfshirë në betejën e rënies në Ligue 1 të këtij sezoni.