Atalanta mposhti 2-0 Venezian në raundin e parë me eliminim direkt të Kupës së Italisë.

Në stadiumin Gewiss, 12 minuta i mjaftuan Hyjneshës për të gjetur golin me Muriel, i aftë për t’u çliruar në zonë duke mposhtur Lezzerinin.  Dy shtylla të goditura nga Atalanta, një nga Koopmeiners dhe një nga Pezzella në fillim të pjesës së dytë përpara se të dyfishonin rezultatin në fund me Maehle 88’.

Tashmë në çerekfinale Atalanta do të përballet me fituesin e Fiorentina-Napoli.