Lajm i keq për Bayern Munchen, i cili nuk do të ketë Alphonso Davies (2000) në dispozicion për disa javë sipas mediave gjermane.

Pasi kaloi sëmundjen Covid, mbrojtësi i majtë me pasaportë kanadeze por i lindur në Ganë, iu nënshtrua testeve të shumta që zbuluan miokarditin, dmth inflamacion të muskulit të zemrës.

Situata u shpjegua nga trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann.

“Gjatë testeve të kryera për çdo lojtar që ka kaluar sëmundjen Covid, ne gjetëm shenja të miokarditit te Davies. Lojtari është pezulluar nga stërvitja deri në analiza të reja dhe ai nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet e ardhshme. Ai së pari duhet të shërohet dhe do të duhet pak kohë.“, – tha ai në një konferencë për shtyp.