Sevilla FC ka njoftuar ka arritur një marrëveshje me FC Porto për nënshkrimin e Jesús Manuel Corona (i lindur në Hermosillo, 6 janar 1993).

Tarifa e transferimit të sulmuesit anësor të djathtë është 3 milionë euro.

Meksikani, i cili ka një pasaportë portugeze do ka firmosur një kontratë deri më 30 qershor 2025.

Corona është një sulmues meksikan që ka përfaqësuar vendin e tij në 63 raste, duke shënuar 10 gola.

I stërvitur në radhët e të rinjve të CF Monterrey, Corona bëri debutimin e tij vetëm në moshën 17-vjeçare në Liga MX. Me ekipin meksikan ai luajti 54 ndeshje duke shënuar 7 gola.

Më pas kaloi ne kampionatin holandez duke luajtur 2 sezone me Twenten ku luajti 46 ndeshje dhe shënoi 11 gola.

Në 2015 u transferua te Porto me të cilën luajti 286 ndeshje dhe shënoi 63 gola.

Sulmuesi do të mbajë fanellën me numrin 9.