Atalanta dhe Interi i kanë ndarë pikët për përballjen që u zhvillua në kuadër të javës së 22-të në Serie A, pasi ndeshja përfundoi pa gola.

Qysh në minutën e 16-të, Nerazzurët rrezikuan me anë të EdinDzekon, por gjuajtja me kokë e tij ishte e pasaktë.

Një tjetër mundësi për mysafirët e kishte edhe Alexis Sanchez (26’), por portieri Juan Musso bëri një pritje fantastike.

Në minutën e 41-të, Atalanta kërkoi penallti, pasi Mario Pasalic u rrëzua në zonë, mirëpo kështu nuk mendoi edhe gjyqtari.

Në 45 minutat e dytë, sërish ishte Interi që rrezikonte më shumë, derisa sulmuesi boshnjak (71’) lëshoi një tjetër mundësi të artë.

Pas vetëm dhjetë minutash, edhe Atalanta lëshoi një shans fantastik, pasi Luis Muriel nuk arritit ë shënonte nga afërsia.

Të dy skuadrat ndanë pikët, e që në javën e 22-të, Interi vazhdon të jetë në vendin e parë me 50 pikë, dy më shumë se Milani.