Spanjolli Rafa Benitez (1960) nuk është më trajner i Evertonit.

Kjo është bërë e ditur nga klubi përmes një njoftimi zyrtar, humbja ndaj Norwich ishte vendimtare.

Në orët në vijim Toffees do të komunikojnë se kush do të zërë vendin e ish trajnerit të Napolit, Interit dhe Liverpoolit.