Për herë të parë që nga viti 1923, kur nisi të matej popullsia e vendit, popullsia e Shqipërisë pësoi shtesë natyrore në vitin 2021 sipas të dhënave të fundit të INSTAT për shkak se vdekjet ishin më të larta se lindjet. Dhe pikërisht Elbasani është një nga qarqet më të prekur. Sikur të mos mjaftonte emigracioni që zvogëlon popullsinë nga 2% cdo vit, tashmë dhe numri i lindjeve është më i ulët se vdekjet, dhe jo vetëm prej covidit. Familjet elbasanase mbajnë rekordin në Shqipëri me 11.3 % lindje me pak se një vit më parë. Të frikshme këto shifra per djepin e kulturës dhe arsimit shqiptar.

Gjatë vitit 2021 lindën 27.284 foshnja, duke shënuar një rënie me 2,8 %, krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit 2021 humbën jetën 30.580 persona, duke shënuar një rritje me 10,8 %, krahasuar me një vit më parë. Shtesa natyrore negative për vitin 2021 është ndikuar edhe nga situata e pandemisë Covid-19, raportoi INSTAT, por dhe pa shtimin e numrit të vdekjeve, lindshmëria ka pësuar rënie të theksuar. Gjatë vitit 2021, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 1.642 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Vlora, me 1.222 vdekje më shumë se sa lindje. Ndërkohë edhe Elbasani ndodhet në vendet e fundit me 1007 vdekje më shumë se lindje.

Gjatë vitit 2021 në Shqipëri lindën 27.284 foshnja, duke shënuar një rënie me 2,8 %, krahasuar me një vit më parë. Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 9.473 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 451 lindje. Rritjen më të lartë në përqindje të lindjeve gjatë vitit 2021, krahasuar me vitin 2020 e zë qarku i Kukësit me 3,9 %, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Elbasanit me 11,3 %.