Shërbimet sekrete ukrainase (Sbu) vranë një prej anëtarëve të ekipit negociator ukrainas me akuzën e tradhtisë.
Ai është Denys Kireev, i cili mori pjesë në raundin e parë të negociatave me Rusinë në Gomel të Bjellorusisë, por nuk ka qenë i pranishëm në raundin e dytë.


Kjo u raportua nga deputeti Oleksiy Goncharenko në kanalin e tij të Telegram, sipas raporteve nga agjencia “Interfax-Ukraine”.
Negociatori u vra gjatë një tentative arrestimi. I njëjti burim zbulon se kishte “prova të forta” se ai po dërgon informacione në Rusi.