Këngëtarja me famë botërore, Nikol Sherzinger po shijon së fundmi pushimet relaksuese në Hauai së bashku me partnerin e saj Tom Evans.

Ajo ka surprizuar ndjekësit e saj të Instagramit me disa postime provokuese nga pushimet përrallore.

Këngëtarja pozoi e veshur me bikini ngjyrë vjollcë në një pishinë, duke mahnitur me format e saj seksi.

Në një tjetër foto ajo shfaqet e përqafuar me ish-lojtarine regbit, Thom Evans, i cili pozoi pa këmishë duke treguar trupin me muskuj.

Bashkëngjitur me fotot ajo shkroi: ‘Ngjyrosni qiellin dhe bëjeni tuajin’.

Lojtari i regbit dhe ylli i popit nisën një romancë në vitin 2019 pasi u njohën në The X Factor, ku ajo ishte anëtare e jurisë dhe ai garues si pjesë e grupit Tristar.