Perfundon numërimi i votave për kryetarin e Partisë Demokratike në Elbasan , proces i inicuar nga grupi i rithemelimit. Me një diferencë të theksuar votash kryetar është zgjedhur pedagogu dhe juristi i njohur Blendi Himçi. Plot 765 anatarë kanë votuar për Zotin Himci.

Në vendin e dytë me 198 vota, surprizë e këtij procesi rezulton Klodjana Çapja e cila do të jetë nënkryetarja e ardhdhme e PD në Elbasan.

9

Tre pedagoget Sonila Daiu, Eliona Gremi dhe Elior Vila moren respektivisht me 79,  68 dhe 40 vota. Në përfundim të këtij procesi të pesë kandidatët kanë shtrënguar duart ndërsa për më të votuarin Blendi Himci, i cili deklaroi se nga kjo garë nuk kishte humbës.

Renditja e kandidatëve sipas votave të siguruara është si më poshtë:

1- Blendi Himçi, 765 vota
2- Klodiana Capja, 198 vota
3- Sonila Daiu, 79 vota
4- Eliona Gremi, 68 vota
5- Elior Vila, 40 vota