Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga Parlamenti ka folur për të rinjtë, që sipas saj e kanë shumë të vështirë të futën në politikë këtu në Shqipëri.

Në fjalën e saj ajo u shpreh se ata detyrohen të shkojnë në Angli për t’u bërë rojtarë të shtëpive të barit, ndërsa vajza eskortë të kriminelëve të drogës.

“Për tu rikthyer tek ministrja e Rinisë, Buzaqi, më fal për mbiemrin por duhet të kuptosh nje gjë e nderuar që një i ri të kandidojë për deputet në bazë të sondazheve dhe shoqatave që janë të lidhura me qeverinë, një partie politike i kushton 100 euro një votë.

Nëse një i ri duhet të bëhet deputet, i duhet një milionë euro për të hyrë parlament. Një ri shqiptar sot nuk ka as 200 euro në xhep por i hipin kamionëve për të qenë rojtarë në shtëpitë e barit në Angli apo Spanjë apo vajzat shqiptarë për t’u bërë eskorta të kriminelëve të drogës në Shqipëri”, u shpreh Kryemadhi.

Në fakt, me sa dimë ne, fëmijët e Monika Kryemadhit në Britani kanë shkuar me avion dhe për të studiuar.

Kryemadhi u përplas edhe me ministren Bora Muzhaqi.

““Për t’u rikthyer tek ministrja e Rinisë, zonja Buzaqi, më fal për mbiemrin por duhet të kuptosh një gjë e nderuar që një i ri sot të kandidojë për deputet në bazë të sondazheve dhe të kërkimeve shkencore të shoqatave që janë të lidhura me qeverinë, një partie politike i kushton 100 euro një votë. Me reklama televizive, me karburant, me banresa, çdo gjë”, tha Kryemadhi.

Në atë moment ndërhyri edhe ministrja Elisa Spiropali e cila pati disa replika me kryetaren e LSI.

Bora Muzhaqi: Shqiptarët kudo ku shkojnë rezultojnë të jenë të parët në një fushë apo në një tjetër. Shpresë për të rinjtë shqiptarë ka plot. Nëse shkoni dhe i takoni nga qyteti në qytet hasni me të rinj shqiptar që janë plot shpresë.

Monika Kryemadhi: Në respekt të procedurës i kërkoj falje që i ngatërrova mbiemrin. Shifrat kanë vlerë por edhe optimizmi është i rëndësishëm. Të rinjtë shqiptarë kanë shpresë se kanë Bora Muzhaqin në qeveri dhe shumë të tjera.

Por nuk kanë shpresë studentët. Po të ishte për t’u marrë me ty do ishte shumë e thjeshtë për t’u marrë me ty. Ti mos u përdor.

Mos e zhvlerëso shkollën që ke bërë sepse ka me qindra të tjerë që shohin diçka tjetër te ty. Mos e mbyll karrierën tënde politike me ligën e vjetër të Inceneratorëve.

Monika Kryemadhi: Elisa ti ke Skënderbeun. Mos u shqetëso fare. Të të rrojë Skëndërbeu. Në fund të fundit ky ishte shpërblimi që ti more. Thjesht je aty rojtare.

Elisa Spiropali: Kujdes Hamzain, po vjen në politikë

Monika Kryemadhi: Keni marrë peng Shqipërinë dhe shqiptarët.