Enkelejd Alibeaj, kryetar i njeres prej PD-ve, tashme ne dy fraksione te rendesishme eshte pritur nga myftinia e Elbasanit per festen e Bajramit.

Ajo qe ra ne sy ishte prania krah Alibeajt per deputetin Dash Sula, i cili me heret ishte shprehur pro liderit historik Berisha. Nuk dihet nese ky eshte nje ripozicionim i zotit Sula, apo nje rastesi ne kete feste pajtimi.

Ne takim ishin gjithashtu deputet e tjere te qarkut Elbasan, mjekja Zheni Gjergji, Lefter Geshtenja. Te zotin Alibeaj e shoqeronin Kryetari PD Eugen Isaj dhe zv/kryetari Zamir Muzhaqi. Nderkohe deputeti Luciano Boci u prit me heret nga myftiu Agim Duka dhe imamet Gezim Karaj dhe Behaudin Gashi.

Pyetjeve te shumta te gazetareve per Presidentin e ri, zoti Alibeaj nuk ju pergjigj, duke i bere thirrje qe ne dite festash, kryefjala te jete respekti shenjteria e fese per qytetaret.