Me rastin e 5 Majit, në qytetin e Elbasanit u inaugurua përmes një ceremonie të veçantë busti i “Heroit të Popullit” Qemal Stafa.

Vepra që i kushtohet “Heroit të Popullit”, simbolit kryesor të LANÇ, u bë e mundur falë mbështetjes së Bashkisë Elbasan dhe Këshillit të Qarkut, punuar nga duart e skulptorit Vladimir Caridha.

Në fjalën përshëndetëse, Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut theksoi se Qemal Stafa përmes veprës së tij është shembull dhe për brezat e ardhshëm .

Sot është jo vetëm një ditë e shënuar për kombin shqiptar. Të mos harrojmë që ishte një djalë i ri idealist dhe kombinonte cilësitë më të mira të një të riu dhe guximtari, një të riu intelektual. Ishte një ideator i asaj lëvizjeje, ishte një nga njerëzit që nxiti shumë të rinj dhe të reja t’i bashkohen Luftës Nacional Çlirimtare. Është një shembull për t’u marrë parasysh nga të gjithë brezat.
Si Sekretar i Përgjithshëm i PS nuk është e rastit që ne i kemi vënë emrin Fondacioni “Qemal Stafa”. Pse? Sepse aty është laboratori i ideve të reja. Aty janë të rinjtë që i bashkohen PS-së, aty është pjesa e programimit të së ardhmes të PS dhe si Qemal Stafa e simbolizon më mirë se çdo gjë tjetër këtë. Është ideatori dhe guximtari, intelektuali edhe trimi”, – tha Gjiknuri.

Kryetari i bashkisë Gledjan Llatja theksoi se figura e heroit tonë Qemal Stafa ka motivuar dhe vijon të motivojë një komb të tërë dhe brezat për të ecur përpara.

Është kënaqësi sot të jemi në inaugurimin e bustit të heroit të popullit Qemal Stafa. Kjo ngjarje i ka dhënë motivim shumë të rinjve në historinë tonë gjatë këtyre 80 viteve. Heroi jonë Qemal Stafa ka motovuar dhe vijon të motivojë një komb të tërë dhe breza të tërë për të ecur përpara. Ka motivuar breza të tërë për të kërkuar lirinë dhe breza të tjerë për të forcuar shtetin shqiptar dhe për të punuar për popullin dhe Shqipërinë’, , – deklaroi kryebashkiaku Llatja.

Në këtë inagurim ishin të pranishëm edhe ministrja Evis Kushi, deputetët e qarkut të Elbasanit, përfaqësues të shoqatës të veteranëve, etj…