Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca (Ruensa Haxhiaj) 1995 ka treguar gjithmonë se i pëlqen udhëtimet në vende të largëta dhe luksoze.

Ajo është një vizitore mjaft e shpeshtë e Dubait, qytet ky me të cilin ka krijuar një lidhje shumë të veçantë. Këngëtarja  madje ka bërë të ditur së fundmi se ka fituar zyrtarisht edhe shtetësinë e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në një video të publikuar në InstaStory, ajo thotë se nga tani e tutje është rezidente e Dubait.

“Besoj që nuk është e nevojshme ta them që e dua Dubain, më është bërë si shtëpi e dytë, madje dua të ndaj lajmin e mirë që tashmë jam rezidente e Dubait, kështu që së shpejti do të zbuloj se çfarë më lidh akoma më shumë me këtë vend”, – thotë Enca përgjatë videos.

Këngëtarja e cila është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ka bërë bujë me paraqitjet e saj provokuese gjatë pushimeve në Emiratete e Bashkuara Arabe.

Megjithatë mjaft komentues kane hedhur dyshime mbi punen e saj pas daljes se lajmit mbi eskortat shqiptare ne Dubai.

Ajo i eshte kunderpergjigjur mjaft ashpër atyre:

“Para se të turpëroni veten në mesazhe e komente po ju rikujtoj se unë jam ‘selfmade boss’ që ka punuar që në moshën 16-vjeçare dhe ka patur sukses. Mentaliteti i dobët do iu lëjë të varfër e të mjerë. Kështu që në vend se të urreni merrni disa leksione nga më e mira. Kam qëndruar në heshtje dhe larg vëmendjes për shumë gjatë dhe keni harruar se kush është mbreti. Gjithashtu, tregoni respekt për artisten e parë shqiptare që hapi rrugën që muzika shqiptare të dëgjohet ndërkombëtarisht”- ka deklaruar ajo.