U luajtën ditën e sotme 5 sfidat e vlefshme për javën e 34-t të Superiores, ku nuk munguan surprizat. 12 gola të realizuara, teksa Dinamo me humbjen e sotme, ka prerë zyrtarisht biletën për në Kategorinë e Parë.

Spikasin fitoret e Partizanit, Teutës dhe Laçit në transfertë, ndërkohë që Kukësi dhe Tirana kanë bërë detyrën në shtëpi.

NDESHJET E SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE

TIRANA – VLLAZNIA 3-1:
Seferi 8′, Totre 39′ , Xhixha / Zhivanaj 23′ (autogol)

SKËNDERBEU – LAÇI 1-2:
Pusi 42′ / Guindo 81 ‘(p), Turkaj 87’

EGNATIA – PARTIZANI 0-1:
Rrapaj 45+1′

KUKËSI – DINAMO 2-1:
Lulaj 66′, Ndreca 86′ / Demiri 53′

KASTRIOTI – TEUTA 0-1:
Hebaj 77′