Sot u zhvillua ceremonia e hapjes së Degës Vendore të Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve në Elbasan, në kuadër të projektit: “Zgjerimi dhe fuqizimi i sistemit të ndërmjetësimit në Shqipëri”.

Të pranishëm ishin Prefektja Znj. Perriu, Zv/Ministri Z.Klajdi Karameta, Ambasadori i Austrisë në Shqipëri Z.Christian Steiner, avokat, noter si dhe përfaqësues të tjerë vendorë.

Tashmë qyteti i Elbasanit do të ketë zyrën e ndërmjetësimit ku qytetarët do të kenë mundësinë që problemet dhe hallet e tyre të marrin zgjidhje nëpërmjet avokatëve të ndërmjetësimit pa shkuar në gjykatë.

Prefektja Znj. Perriu i uroi punë të mbarë Kryetarit të Degës Vendore të Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve në Elbasan, Z.Artan Spahiu dhe stafit të tij mbështetës në zgjidhjen e sa më shumë çështjeve në dobi të qytetarëve tanë.