Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për Tuttosport në lidhje me finalen e Conference League që luhet në 25 maj në Tiranë. Roma dhe Feyenoord do diskutojnë trofeun mes tyre, për finalen e parë të këtij edicioni të UEFA.

Rama ka treguar se bën tifo për Romën, duke i kërkuar ndjesë Juventusit. Në lidhje me numrin e madh të tifozëve që do mbërrijnë në Tiranë, Rama thotë se kjo do jetë një risi për kryeqytetin tonë.

Në radhë të parë përshëndes të gjithë juventinët. Kërkoj ndjesë, por këtu në Shqipëri të gjithë bëjmë tifo me Romën. Për fat të keq, është ende Roma ajo që mban lart flamurin e futbollit italian.

Kemi një nga stadiumet më të bukur të Europës dhe për ne kjo finale do të jetë një SuperBowl i vogël. Nuk jam aspak i shqetësuar për numrin e madh të tifozëve që do të vijnë në Tiranë por kjo do të jetë një risi absolute për vendin tonë. Në aspektin e mikpritjes ne jemi një vend që do të meritonte kualifikimin në Champions League.

Jam shumë i kënaqur që Roma është në finale. Që në fëmijëri kam bërë tifo për italianët në të gjitha sportet dhe tani Roma është bërë e veçantë falë Jose Mourinho”, – tha Rama.