Një 33-vjeçar F.Z. nga Bulçari i Gramshit i është drejtuar rajonit të policisë për denoncuar se i është larguar bashkëshortja nga banesa.
Ai ka pohuar se 25 vjeçarja me inicialet J.Z., ka ikur nga shtëpia, ndërsa policia është vënë në kërkim të saj, por nuk dihen arsyet e largimit.

Njoftimi i policisë:

Në Komisariatin e Policisë Gramsh janë paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi :

-F. Z., 33 vjeç, banues në fshatin Bulçar, Gramsh, pasi i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja J. Z., 25 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.