Rektori i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani, Prof.dr Skender Topi, mirëpriti në një takim ambasadoren e Greqisë në Shqipëri, Znj.Sophia Philippidou.

Prof.dr Skender Topi, shprehu falenderimin e tij, për mundësimin e këtij takimi dhe u ndal në projektet dhe marrëveshjet e ndërmarra, për zhvillimin dhe rritjen e cilësisë së institucionit në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.

Znj. Sophia Philippidou, vlerësoi iniciativën e Prof.dr Skender Topi, për rritjen e marrëveshjeve me institucionet e arsimit të lartë në Greqi dhe shprehu gatishmërinë për krijimin e urave të bashkëpunimit në fushën akademike.

Në takim, u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit me universitetet në Greqi , për të forcuar marrëdhëniet mes dy palëve, me qëllim shkëmbimin e studentëve, personelit akademik, mundësimin e programeve të përbashkëta, projekte për ngritjen e kapaciteteve, organizimin e konferencave dhe rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor.