Sic bëhet e ditur nga faqet zyrtare të klubit Rhone, Johann Lepenant (2002) nënshkroi një kontratë pesëvjeçare deri në 30 qershor 2027 me Olympique Lyon këtë të mërkurë.

Mesfushori francez ishte një nga prioritetet e drejtuesve të Lyonit, të cilët arritën marrëveshje me Caen për një transferim prej 4.25 milionë eurosh, të cilave mund t’i shtohen edhe 2.5 milionë euro në formën e bonuseve.