Odise Roshi (1991) është lojtari më i ri i Sakaryaspor në Turqi.

Sulmuesi shqiptar ka firmosur kontratë për 2 vitet e ardhshme deri në 30 qershor 2024 dhe do mbetet në Ligën e Parë turke. Paga e tij e re do jetë rreth 300 mijë euro në sezon.

Sakaryaspor ja doli ta mbyllë si kampion në Ligën e Dytë sezonin e kaluar, për t’u promovuar më lart.

Kujtojmë se Roshi vjen pas aventurës me Boluspor, ku u afrua verën e kaluar. Sezonin e fundit Roshi ja doli me skuadrën e tij të mbijetojë në të njëjtën ligë, ndërsa u aktivizua për 28 ndeshje si titullar dhe arriti të shënojë gol.