Në ndeshjen e tij të parë në 17 muaj që nga humbja e kampionatit të unifikuar në pesha të rënda, boksieri meksikan, Andy Ruiz u rikthye në ring.

Edhe pse pësoi një nokdaun të hershëm, Ruiz arriti të rikthehej dhe ta fitonte duelin me vendim unanim të gjyqtarëve (117-110, 118-109, 118-109).

Ruiz u rrëzua në raundin e dytë, por arriti që me performancë të lartë të bindte tre gjyqtarët për fitore.

Ai nuk kishte boksuar që nga viti 2019, kur e humbi titullin e kampionit ndaj Anthony Joshua.