Saul “Canelo” Alvarez mundi Jermell “Iron Man” Charlo me vendim unanim të gjyqtarëve të dielën pas mesnate në T-Mobile Arena në Las Vegas për të mbetur super kampion i botës i padiskutueshëm në peshën e mesme.

Alvarez, 33, tani ka një rekord prej katër fitore në po aq ndeshje kur lufton për të mbrojtur titujt.

Kampioni i katër divizioneve bëri paraqitjen e tij të 24-të për titull botëror.

Charlo, 33 vjeç, u ngjit në dy kategori peshash për të luftuar me Canelon.

Ai hyri në garë me një rekord prej 7 fitore, 1 humbje dhe 1 barazim në luftimet për titull botëror.

Gjyqtari pari i dha pikët 119-108 në favor të Canelos, ndërsa për dy të tjerët rezultati ishte 118-109 për boksierin meksikan.

Saul “Canelo” Alvarez aktualisht ka 60 fitore, 2 humbje dhe 2 barazime, ndërsa 39 ndeshje i ka mbyllur me nokaut.