Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka shënuar fitore bindëse ndaj grekes, Marinela Cani.

Donjeta Sadiku marrë fitore të madhe në rrethin e dytë të Kampionatit Evropian të boksit, që po mbahet në Budva të Malit të Zi.

Ajo ka arritur të mposht me rezultat bindes 5:0 boksieren nga Greqia, Marinela Cani, duke siguruar çerekfinalen.

Në çerekfinalen, Donjeta do të përballet me rumunen, Andrea Loredana Marin, kategoria 60 kilogramë.

Ndryshe, boksierja jonë ka siguruar medaljen me kalimin në çerekfinale.