Anthony Joshua ka arritur t’i rimarrë titujt e botës në kategorinë e peshave të rënda, WBA, WBO, IBF dhe IBO, pasi arriti të fitonte me pikë pas 12 raundesh ndaj Andy Ruiz.
Pasi meksikano-amerikani ia rrëmbeu të gjitha titujt në duelin e tyre të parë më 1 qershor në Madison Square Garden të New Yorkut, menjëherë u aktivizua klauzola për revansh dhe dueli u zhvendos në Diriyah Arena të Arabisë Saudite për datën 7 dhjetor.
Pas përfundimit të duelit, gjyqtarët vendosën unanimisht në favor të boksierit britanik i cili fitoi me pikët: 118-110, 118-110, 119-109.