Anthony Joshua është mposhtur nga Oleksander Usyk, i cili ka arritur t’i fitojë titujt e peshave të rënda me vendim unanim të gjyqtarëve dhe të shpallet kampion i unifikuar.

Boksieri britanik dhe ai ukrainas kanë luftuar për titujt botëror të peshave të rënda në WBA, IBF dhe WBO.

Ky takim i pritur me entuziazëm të madh u zhvillua në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ dhe u fitua nga Usyk.

Usyk arriti të triumfojë pas plot 12-të raundeve të zhvilluara plot luftë.

Raundi i parë ishte thuajse i barabartë, por me Usyk që pati diçka më shumë nga goditjet.

Në raundin e dytë, Joshua mori lojën në dorë duke sulmuar dhe goditur më shumë ukrainasin, i cili gjithashtu pati disa goditje.

Raundi i tretë, Usyk ishte dukshëm më i mirë duke e lëkundur disa herë me disa goditje të forta.

Në raundin e katërt, AJ kishte diçka më shumë duke treguar shkëndijëza se është aty si kampion dhe për t’i mbrojtur titujt.

Raundi i pestë i takoi thuajse i gjithi Joshuas, i cili goditi më shumë, sidomos në pjesën e stomakut.

Në raundin e gjashtë, fillimi nisi barabartë, por AJ mori meçin në dorë duke dhuruar disa goditje të forta në kokën e Usyk.

Raundi i shtatë ishte plot aksion dhe shumë i barabartë, me të dy boksierët që patën goditje të forta ndaj njëri-tjetrit.

Në raundin e tetë, Joshua ishte më i mirë, duke fituar më shumë pikë nga goditjet e dhëna në ukrainasin.

I nënti foli më mirë për britanikun, i cili kërkonte kokën e Usyk duke e goditur disa herë.

Raundi i dhjetë ishte plot aksion dhe goditje nga të dy boksierët, të përfunduan të gjakosur dhe me lëndime.

Në raundin e 11-të, Joshua ishte për një nuancë më i mirë duke dhuruar disa goditje.

Raundi i 12-të ishte i çmendur me të dy boksierët që goditnin pa fund në kërkim të nokautit.

Në fund, pas vendimin të gjyqtarëve, fitues u shpall Usyk me vendim unanim të gjyqtarëve.

117-112, 116-112, 115-113 ishin rezultatet e tre gjyqtarëve.

Boksieri ukrainas ka thënë edhe fjalët e para si kampion i botës në peshat e rënda në boks për ‘Sky Sports Box Office’.

Kjo do të thotë shumë për mua. Dueli shkoi siç prisja unë të shkonte. Kishte momente kur Anthony godiste fortë, por s’ishte asgjë speciale. Nuk e kisha synim ta nokautoja, sepse ashtu më thanë trajnerët e mi. Në fillim, tentova ta godisja fort, por pastaj bëra detyrat e mia. Gjëja e vetme që doja ishte të falënderoja Jezu Krishtin. Kam punuar shumë që nga janari në përgatitjet për këtë duel. Më mori gjysmë viti dhe nuk e kam parë familjen për një kohë të gjatë. Më mungon t’i shoh ata. Dua të shkoj në shtëpi dhe të jem i lumtur me familjen. Nuk po mendoj për revanshin”, ka thënë Usyk.

Joshua ka reaguar pas humbjes duke thënë se kjo do të jetë një mësim për të, ai do të përmirësohet me kalimin e kohës dhe do të jetë gati për revanshin:

Ne do të kthehemi përsëri. 12 raunde të shkëlqyera, përvojë e madhe gjithashtu në ring dhe përparim nga ky moment e tutje. Së shpejti do t’i bëjmë të gjitha përsëri. Unë do të ngrihem lart, do të shikoj veten në pasqyrë dhe do të them se e di që mund ta bëj. Unë do të kthehem përsëri, do të vij nga vendi ku e lamë tani dhe pastaj do të kthehem dhe do të përpiqem të jem më mirë. Jam i sigurt se do të jem më mirë në takimin tjetër. Ai përsëri do të goditet, goditet shumë dhe në revansh thjesht do të mësoj se si ta godas më shumë dhe të jem më tronditës me përzgjedhjen time të goditjeve. Janë mundësitë që i kam dhënë. Unë thjesht do të kthehem dhe do të shikoj veten dhe do të korrigjoj gabimet e mia. Thjesht po kërkoj të hyj atje i përmirësuar, më i fortë, më i zgjuar. Besoj se do të marr një fitore të mirë në ndeshjen tjetër për shkak të asaj që kam mësuar këtë luftë. Unë jam një nxënës i shpejtë dhe do të kthehem. Kjo përvojë sot është e paçmueshme. Ajo që kalova sot do të ketë një përfitim të madh për mua në sfidën e ardhshme”, deklaroi britaniku.

Gjithsesi, Joshua ka një klauzolë për revansh dhe kështu mund ta detyrojë të ndodh luftën e dytë.

Promoteri Eddie Hearn është duke pritur shkurtin ose marsin e vitit të ardhshëm për një luftë të dytë Usyk.