Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro ngacmoi homologun argjentinas përpara finales së Copa America 2021. Ai është i bindur se Selecao do të mposhtë Argjentinën 5-0 në finalen e Copa America, e cila do të nisë të Dielën në 02:00 CEST.
Në një takim me disa udhëheqës të Amerikës së Jugut, Bolsonaro ngacmoi homologun e tij Argjentinas, Alberto Fernandez, përpara finales midis dy ekipeve.
“Rivaliteti i vetëm [midis Brazilit dhe Argjentinës] do të jetë të Shtunën e ardhshme në Maracana,” tha Bolsonaro, i cili më pas bëri gjestin me pesë gishta.