Mesfushori italian Giacomo Bonaventura (1989) do të largohet nga Milani në fund të sezonit  pas 6 viteve qëndrim në San Siro. Atij i skadon kontrata me Rossonerët dhe palët nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e sja.

Megjithatë mesfushori italian ka gjetur akordin me Romën, për t’iu bashkuar Giallorosëve nga edicioni i ardhshëm. Ka qenë agjenti i lojtarit Mino Raiola që ka kryer marrëveshjen me klubin kryeqytetas.

Bonaventura do të nënshkruajë kontratë 3-vjeçare me Romën dhe do të fitojë pagë prej 2,5 milionë euro në sezon.