Borussia Dormund ka fituar ndaj RB Leipzig me rezultat 4-1 në kuadër të finales së Kupës së Gjermanisë.

Një fitore e madhe për Dortmudin, që fiton trofeun e dytë më të madh në Gjermani.

Ndeshja nisi shumë mirë për ‘milionerët’ që shënuan në minutën e pestë me Jadon Sanchon (1-0).

Pas tij ishte radha e Erlign Haaland që gjeti rrjetën në minutën e 28-të për 2-0.

Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë, Sancho shënoi për 3-0 pas një asistimi të Marco Reus.

Në pjesën e dytë RB Leipizg u mundua të bëjë diçka më shumë për tu kthyer në lojë.

Ishte Dani Olmo që shënoi në minutën e 71-të për 3-1, por që nuk arritën të bëjnë më shumë.

Kjo pasi Haaland gjeti golin e dytë personal në minutën e 87-të për 4-1.

Një fitore e madhe e Borussia Dortmund që ka një gjeneratë mjaft të talentuar