Brahim Diaz (1999) tashmë ka arritur në Milano për të kompletuar transferimin te Rossonerët.
Sulmuesi spanjoll nuk kishte vend në skuadrën e parë të Real Madridit, prandaj do të kalojë te Milani si huazim me të drejtë blerjeje për 18 milionë euro.

Paolo Maldini kishte udhëtuar para disa ditësh në drejtim të Spanjës për t’i bindur Los Blancost që të lejojnë kalimin e Diaz në San Siro.
Diaz fillimisht kishte kundërshtar largimin nga Real Madridi, mirëpo Zinedine Zidane i ka bërë me dije atij se nuk është në planet e tij.

Real Madridi e transferoi sulmuesin Brahim Diaz nga Manchester City në janar të vitit 2019 për 17 milionë euro, mirëpo ai ka bërë vetëm 5 paraqitje në 18 muaj në La Liga.