Brazili ka publikuar listën prej 26 lojtarësh për Kupën e Botës – dhe yjet e Ligës Premier si, Roberto Firmino dhe Gabriel Magalhaes nuk janë ftuar.

Kombëtaret në të gjithë po shpallin ngadalë, por me siguri listat e tyre për Katar 2022 – e cila fillon më 20 nëntor.

Tifozët e futbollit mbetën të habitur nga mos ftesa e mbrojtësit të Arsenalit, Gabriel dhe asit të Liverpoolit, Firmino.

Asi i Liverpool-it, Roberto Firmino është përjashtuar nga skuadra e Brazilit për Kupën e Botës 2022.

Megjithatë, janë përzgjedhur bashkëlojtarët e Firminos si, Alisson dhe Fabinho.

Ish-asi i Hoffenheim ka qenë në formë të luhatshme këtë sezon, duke shënuar tetë gola dhe duke asistuar në 4 të tjerë në 19 paraqitje. Mirëpo, bëmat e tij nuk ishin të mjaftueshme për t’i bërë përshtypje Tites, i cili ka shkuar lojtarët e tjerë.

Bashkëlojtarët e Gabriel Magahales në Arsenal, Gabriel Jesus dhe Gabriel Martinelli, gjithashtu kanë arritur të futen në listë.

Trajneri i Selecaos, Tite, ka përzgjedhur edhe yjet e Manchester United, Casemiro, Fred dhe Antony.

Thiago Silva i Chelseat gjithashtu është përzgjedhur dhe do të jetë një nga lojtarët më të vjetër në turne në moshën 38-vjeçare.

Skuadra e Brazilit prej 26-të lojtarësh që janë ftuar për Kupën e Botës:

Portierët

  • Alisson
  • Ederson
  • Weverton

Mbrojtësit

  • Bremer
  • Eder Militao
  • Marquinhos
  • Thiago Silva
  • Aleks Sandro
  • Alex Telles
  • Danilo
  • Dani Alves

Mesfushorët

  • Bruno Guimaraes
  • Casemiro
  • Everton Ribeiro
  • Fabinho
  • Fred
  • Lucas Paqueta

Sulmuesit

  • Antony
  • Gabriel Jesus
  • Gabriel Martinelli
  • Neymar
  • Pedro
  • Rafinha
  • Richarlison
  • Rodrygo
  • Vincius Jr.