Braziliani Hulk Paraiba (1986) është shumë afër kalimit në LaLiga.

Sulmuesi brazilian dëshiron ta mbyllë aventurën e tij në Kinë, pasi i mungon futbolli evropian.

Sipas asaj që raporton Sport, Hulk është shumë afër kalimit te skuadra spanjolle, Espanyol.

Ish-sulmuesi i Portos, Zenitit dhe kombëtares braziliane, aktualisht po luan te Shanghai SIPG.

Ai kërkohet edhe nga ekipet e Bundesligës por preferon Spanjën.

RCD Espanyol për t’i marrë shërbimet e tij pritet të paguajë 10 milionë euro.