Bayer Leverkuseni ka regjistruar fitoren e pestë radhazi, për të mbajtur pozitën e liderit në Bundesligë.

Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso triumfoi sonte ndaj Freiburgut, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë,

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Bay Arena” përfundoi me rezultatin 2:1.

Florian Wirtz (36′) dhe Noah Atubolu (61′ autogol) shënuan në fitoren e “Farmacistëve”.

Manuel Gulde (70′) e shënoi golin vetëm për skuadrën mysafire.

Bayer Leverkuseni pas kësaj fitore ka 25 pikë në krye të tabelës, dy më shumë se Bayern Munichi.
Freiburgu është i teti me 13 pikë.