Borussia Monchengladbach dhe Bayern Munich kanë ndarë pikët, duke barazuar me rezultat 1-1 në kuadër të ndeshjes hapëse javës së parë në Bundesliga.

Vendasit e nisën shumë mirë takimin duke rrezikuar dy herë portën që në start me Patrick Herrmann, por pa sukses.

Në rastin e tretë Borussia gjeti golin, ku Alassane Plea ishte i saktë pas pasimit të Lars Stindl për 1-0.

Bayern Munich nuk u pajtua me këtë rezultat dhe radhiti rastet para portës së Yann Sommer, ku dy herë rrezikoi Robert Lewandowski në minutat 14’ dhe 26’, por portieri zviceran ishte në vend në të dyja rastet.

Barazimi për bavarezët erdhi në minutën e 43-të, ku pas një harkimi nga këndi, më së miri në zonë u gjend Lewandowski i cili me një goditje të bukur shënoi për 1-1.

Në pjesën e dytë të dy skuadrat, provuan dhe kishin rastet e tyre.

Bayern rreizkoi me polakun dy herë, ndërsa Borussia kishte rastin e tyre me Stindl, por rrjetat heshtën.

Në fund ndeshja u mbyll baras, duke bërë që skuadrat të ndajnë pikët.