Bayern Munchen ka fituar 4-0 kundër Schalkes në kuadër të javës së 18-të në Bundesliga.
Golat për Bavarezët i shënuan Thomas Muller 33’ dhe 88’, Robert Lewandowski 54’ dhe David Alaba 90’.
Lojtari me paraqitjen më të mirë ishte Joshua Kimmich që asistoi në 3 gola, ndërsa në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Alessandro Schopf.