Bayern Munchen e ka mposhtur 4-1 Kolnin në kuadër të javës së 22-të në Bundesligë.

Golat për Bavarezët i shënuan Robert Lewandowski (3’), Kinglsey Coman (5’) dhe Serge Gnabry (12’/66’), derisa për vendasit shënoi vetëm Mark Uth (70’).

Bayerni ishte skuadër më e mirë në fushë dhe lojtari me paraqitjen më të mirë ishte Gnabry ndërsa në anën tjetër, dështimi i këtij takimi doli të ishte mesfushori i Koln, Ellyes Skhiri.