Bayern Munchen ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen hapëse të Bundesligës ndaj Schalkes me rezultat 8-0.

Kampionët aktual të Evropës dhe Gjermanisë e ka nisur nga aty ku e lanë sezonin e kaluar, me fitore spektakolare.

Bayern nënshtroi Schalken duke i shënuar tetë herë, tri herë në pjesën e parë dhe plot pesë herë në pjesën e dytë.

Serge Gnabry 4’, 47’ 59’ shënoi tregolësh në këtë ndeshje, ndërsa nga një herë shënuan, Robert Lewandowski 31’ pen., Leon Goretzka 19’, Thomas Muller 69’, Leroy Sane 71’ dhe Jamal Musiala 81’.

Kujtojmë se kjo ndeshje ishte debutuese për Sane me fanellën e Bayern, dhe debutimi bëhet edhe më i mirë për anësorin që përveç golit regjistroi edhe 2 asiste.

Bayern Munich merr 3 pikët e para të sezonit nga ndeshja e parë, kurse Schalke nuk mund ta niste më keq këtë edicion të Bundesliga.