Borussia Dortmund e ka mposhtur 5-1 skuadrën e FC Köln.
Borussia Dortmund ka vazhduar me formën e mirë në vitin 2020, ashtu si talenti i transferuar ditë më parë, Erling Haland.

Ai ka shënuar sërish 2 gola në fitoren 5-1 të Dortmundit kundër Koln, duke quar në 5 numrin e golave në vetëm 2 paraqitje në Bundesliga, formë fantastike që tregon se Borussia ka bërë goditje të madhe.

Haland hyri në lojë në minutën e 65-të dhe shënoi në minutat 77’ dhe 87’, derisa golat tjerë i shënuan Raphael Guerreiro 1’, Marco Reus 29’, Jadon Sancho 48’ ndërsa golin e vetëm për Kolnin e shënoi Uth 64’.