Ndeshje interesante ishte ajo e javës së 12-të të Bundesligas, ku Borussia Dortmund shënoi fitore si mysafir ndaj Eintracht Frankfurt me rezultat 2-1.

Dy skuadrat që janë pjesë e kreut të renditjes, e nisën që në start në sulm.

Goli i parë erdhi në minutën e 21-të, kur Julian Brandt shënoi për 1-0.

Por vetëm pas pesë minutash mysafirët barazuan në 1-1 me golin e Daichi Kamadas.

Frankfurti kishte raste të mira pa u mbyllur pjesa e parë, por që nuk i shfrytëzoi.

Më të filluar pjesa e dytë, talenti Jude Bellingham shënoi për 2-1 në minutën e 52-të.

Frankfurti u sul drejt portës së kundërshtari dhe edhe pse kishte shumë raste, nuk arriti asnjë ta kthejë në gol.

Borussia Dortmund pas kësaj fitoreje ngjitet në vendin e tretë më 22 pikë, ndërsa Frankfurt mbi në të pestin me 20 pikë.