Borussia Dortmund ka fituar 4-0 ndaj Schalke 04-s ku 2 gola u shënuan nga Erling Haaland.

Fillimisht ishte Jadon Sancho ai i cili realizoi në portën e skuadrës vendase, në minutën e 42-të.

Tre minuta më pas Haaland tregoi edhe një herë tjetër cilësitë e tij.

Me një lëvizje akrobatike goditi topin dhe goli i tij po bën xhiron e botës, pasi ishte i shkëlqyeshëm.

Raphael Guerreiro e ka shënua golin e tretë në minutën e 60-të në ndeshjen që u dominua nga miqtë.

Golin e fundit të takimit e shënoi përsëri Haaland në minutën e 79-të dhe 0-4 ishte reziltati përfundimtar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu