Në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Bundesligës, Borussia Monchengladbach mori fitoren me diferencën minimale në fushën e saj.

Ndeshja ndaj Hertha Berlin u zgjidh në minutën e 34-të.

Goli që u mundësoi nikoqirëve të merrnin tre pikët u nënshkrua nga Plea me penallti.