Eintracht Frankfurt ka arritur ta mposht Bayern Munichun me rezultat 5-1 në kuadër të javës së 14-të të Bundesligës.

Vendasit e nisën fuqishëm takimin, duke shënuar që në minutën e 12-të me Omar Marmoush për 1-0.

Në minutën e 31-të, Junior Dina Ebimbe shënoi në portën e Manuel Neuer për 2-0.

Goli i tretë dhe i nokautit erdhi në minutën e 36-të, ku Hugo Larsson shënoi për 3-0.

Bayern Munich u mundua ta hap ndeshjen në minutën e 44-të, me golin e Joshua Kimmich për 3-1.

Por edhe në pjesën e dytë Eintracht ishte më i mirë, duke shënuar fillimisht me Dina Ebimbe për 4-1 dhe pastaj me Ansgar Knauff për 5-1.

Kjo humbje e mban Bayenrin në vendin e dytë me 32 pikë, ndërsa Frankfurt ngjitet në vendin e shtatë me 21 pikë.