Augsburgu ka shënuar fitore ndaj Bayern Munchen me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së 12-të në Bundesliga.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit, që shënuan dy herë të parët.

Mads Pedersen shënoi në minutën e 23-të për 1-0 me një goditje të fortë brenda zonës.

Kur pritej që Bayern Munich të kthehej në lojë, vendasit shënuan edhe njëherë me Andre Hahn për 2-0.

Bayerni e hapi ndeshjen në minutën e 38-të, kur Robert Lewandowski shënoi për 2-1.

Në pjesën e dytë kampionët kishin shumë raste, me Lewandowskin dhe Alphonse Davies, por që nuk arritën të ndryshonin diçka.

Bayern Munich mbetet në vendin e parë me 28 pikë.