Suksesi i dytë radhazi për Hertha Berlin, e cila pasi mundi Bochum gjithashtu mundi Greuther Furth me 2-1 rezultatin përfundimtar.

Mysafirët kaluan në avantazh me penalltinë e konvertuar nga Hrgota 57’.

Ekipi nga kryeqyteti gjeti barazimin me holandezin Ekkelenkamp 61’, ndërsa tre pikët për Herthën erdhën falë autogolit të Bauer 79’.

Me këtë sukses, Hertha përkohësisht ngrihet në vendin e nëntë me 6 pikë në renditje.

Greuther Furth mbetet në vendin e fundit, me vetëm një pikë të marrë pas 5 ndeshjesh.