Dhe erdhi dita e fitores së parë historike të Bundesligës për Heidenheim. Klubi, i rithemeluar në vitin 2007 dhe që përfaqëson një qytezë me më pak se 50 mijë banorë, mund një ekip fisnik të rënë si Werder Bremen me rezultatin 4-2. Dy gola për turkun Eren Dinkci, protagonistin e madh të pasdites.
Në takimin tjetër të së dielës shënohet një barazim spektakolar 3-3 mes Darmstadt dhe Borussia Munchengladbachut.
Ja rezultatet e plota dhe golashënuesit:
Heidenheim – Werder Bremen 4-2:
T. Kleindienst 5′ (pen), E. Dinkci 44′, 68′, J. Beste 76′ / M. Ducksch 49′, M. Weiser 64′
Darmstadt – Borussia Monchengladbach 3-3.
Marvin Mehlem 8′, M. Maglica 10′, T. Skarke 33’ / T. Siebatcheu 56′, F. Neuhaus 73′, T. Čvančara 77′