Radja Nainggolan po i afrohet Cagliarit. Mesfushori i lindur në 1988 do të transferohej plotësisht dhe jo në huazim. Oferta e dërguar në Milano është 5 milionë euro plus teserën e mesfushorit italian Riccardo Ladinetti (2000)( të vlerësuar në 5 milion euro) plus 3 milionë euro bonuse.
Nerazzurri duan për mesfushorin belg 12 milionë euro cash, por po mendohen që ta lënë atë të largohet edhe një herë për në Sardenjë. Nuk ka problem për marrëveshjen midis vetë Nainggolan dhe Cagliarit: rossoblùtë do të shpërndahjnë në një pagë tre-vjeçare , shumën që që lojtari do të merrte nga zikaltërit (9 milionë euro). Bonusi dhe / ose përqindja në rishitjen e ardhshme është ende për t’u diskutuar midis dy kompanive.