Në intervistën e tij me median Il Corriere dello Sport, Fabio Capello ka thënë se futbollisti i Chelseas dhe Italisë, Jorginho duhet të fitojnë Topin e Artë dhe sugjeroi që Real Madridi nuk ka nevojë të nënshkruajë me Kylian Mbappe.

Capello u pyet për mendimet e tij mbi mundësinë që Jorginhon të fitojë Topin e Artë dhe ish-trajneri i Anglisë dhe Milanit beson se ylli i Chelseat e meriton çmimin individual këtë vit, pasi mesfushori italian u bë kampion evropian për klubin dhe vendin, duke fituar Ligën e Kampionëve me Chelsean dhe Euro 2020 me Italinë.

Ai padyshim që meriton të fitojë Topin e Artë, jo vetëm sepse ai fitoi gjithçka, por sepse ai luajti një rol kyç në ato arritje. Unë nuk shoh lojtarë që ishin aq vendimtar sa ai në 2021.”, ka thënë fillimisht Capello.

Ish-trajneri i Real Madridit u pyet gjithashtu për mendimet e tij mbi sezonin e Los Blancos me Carlo Ancelotti , i cili humbi dy ndeshjet e fundit kundër Sheriff Tiraspol dhe Espanyolit.

Ata do të kenë nevojë për kohë për të ndërtuar një ekip të fortë, Real Madridit i duhen disa mbrojtës qendrorë, i pashë kundër Mallorcas. Në sulm ata nuk kanë probleme, madje edhe pa Mbappen, ata kanë lojtarë interesantë”, ka deklaruar Capello.