Reperi i njohur shqiptar ka publikuar të plotë albumin e tij më të ri “Skulpturë”.

Në orën 00:00 të datës 1 tetor, ai njoftoi fansat e tij përmes rrjeteve sociale se albumi “Skulpturë” është tashmë i disponueshëm në të gjitha platformat online.

Albumi ka gjithsej 15 këngë, gjashtë prej të cilave janë bashkëpunim me emra të suksesshëm.

Duket se kriza pandemike e shkaktuar nga virusi COVID-19 e që u reflektua me mungesë të koncerteve për një numër të madh artistësh, nuk e ndaloi së prodhuari muzikë reperin e njohur.

Capital T ka qenë gjatë gjithë vitit aktiv me projekte muzikore, duke jetësuar kështu edhe albumin e tij “Skulpturë”, i cili i pason atij “Winter is coming” që u publikua tri vite më parë.

“Skulpturë” numëron tashmë një varg hitesh që tashmë shumë prej tyre janë publikuar me klipe, të tilla si: “Flex”, “Braziliane”, “Tu Festu”, “C’est la vie”, etj.

Kjo është lista e plotë e albumit “Skulpturë” nga Capital T:

  1. Capital T – Tu Festu
  2. Capital T & Jay 1 – Money
  3. Capital T – 600PS
  4. Capital T – C’est La Vie
  5. Capital T – Flawless
  6. Capital T & Ledri Vula – DMP
  7. Capital T – Flex
  8. Capital T – Braziliane
  9. Capital T & Dardan – Love Love
  10. Capital T – Bisha
  11. Capital T – Demons
  12. Capital T – Cosa Nostra
  13. Capital T – Mi Amor
  14. Capital T – Fjalt E Nanes
  15. Capital T – S’kthehna

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu